TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Shtator 2023, 20:59

Shkrumbohet nga flakët një banesë në Lazarat, zbardhen detajet e para

Shkruar nga Pamfleti

Shkrumbohet nga flakët një banesë në Lazarat, zbardhen

Mbrëmjen e sotme një shtëpi në fshatin Lazarat, Gjirokastër është përfshirë nga zjarri.

Flakët u shfaqën në banesën në pronësi të shtetasit me inicialet B.J duke rrezikuar jetën e pjesëtarëve të familjes. Me marrjen e njoftimit në vendngjarje ka mbërritur Shërbimi Zjarrfikës.

Për shuarjen e zjarrit në banesë janë angazhuar efektivë zjarrfikës, policisë, strukturat e pushtetit vendor dhe banorë të fshatit.

Falë ndërhyrjen në kohë flakët kanë shkaktuar vetëm dëmtimin e mjediseve të brendshme të banesës ndërsa nuk lanë lënduar pjesëtarët e familjes që jeton në këtë shtëpi. Sipas grupit hetimor dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike në njërën prej dhomave të shtëpisë.

flake banese lazarat detaje

Lini një Përgjigje