TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Shtator 2023, 15:34

Aksident në Lezhë, plagosen dy persona

Shkruar nga Pamfleti

Aksident në Lezhë, plagosen dy persona

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Lezhë, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.

Burime për mediat bëjnë me dije se Florjan Colaj duke drejtuar mjetin e tij, është përplasur me një tjetër automjet pa targa, që drejtohej nga Alban Zusi.

Si pasojë e përplasjes të dy shoferët janë dërguar në spitalin e Lezhës për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

lezhe aksident

Lini një Përgjigje