
Në pikën kufitare të Muriqanit është ndaluar dhe arrestuar 22-vjeçari i shpallur në kërkim nga Policia e Krujës.
I riu u shpall në kërkim pasi theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” të caktuar nga gjykata, për veprën penale “Kultivim të bimëve narkotike”.
"Si rezultat i verifikimeve dhe i shkëmbimit të informacioneve me Komisariatin e Policisë Krujë, u kap dhe u ndalua shtetasi, 22 vjeç, banues në Krujë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga ky Komisariat, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, nuk është gjetur në banesën e tij, ku duhej të kryente masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga Komisariati i Policisë Krujë."-njofton policia.
Lini një Përgjigje