TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Shtator 2023, 08:03

Ra në gropën e ashensorit të një pallati, plagoset pushuesi grek në Vlorë

Shkruar nga Pamfleti

Ra në gropën e ashensorit të një pallati, plagoset pushuesi

Një pushues grek ka mbetur i dëmtuar pasi ra aksidentalisht në gropën e ashensorit të një pallati në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia”, ndërkaq personi i lënduar është një 22-vjeçar me inicialet H.S., banues në Athinë.

I riu u transportua menjëherë në Spitalin Rajonal Vlorë, për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

"Në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, dyshohet se aksidentalisht ka rënë në gropën e ashensorit të një pallati shtetasi grek H. S., rreth 22 vjeç, banues në Athinë Greqi, i cili është transportuar në Spitalin Rajonal Vlorë, për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupet hetimore po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të dy rasteve."-njofton policia.

Lini një Përgjigje