TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Shtator 2023, 16:56

Humb jetën turisti gjerman në Vlorë, gjendet i pajetë brenda jahtit

Shkruar nga Pamfleti
Humb jetën turisti gjerman në Vlorë, gjendet i pajetë brenda
Foto ilustruese

Një turist gjerman është gjetur i pajetë brenda jahtit të tij në qytetin e Vlorës.

Viktima është shtetasi 42-vjeçar gjerman Michael Scherer, i cili është gjetur pa shenja jete brenda jahtit.

Trupi i pajetë është dërguar në morgun e qytetit për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.

Paraprakisht dyshohet se 42-vjeçari mund të ketë pësuar infarkt teksa qëndronte brenda jahtit.

Lini një Përgjigje