
Një automjet është shkrumbuar nga flakët paditën e sotme në bypassin e Murrizit pjesë e rrugës së Arbrit.
Dyshohet se në automjet ndodheshin dy të rinj të cilët ishin nisur në drejtim të Qarkut Dibër.
Fatmirësisht, të rinjtë kanë shpëtuar pa pasoja nga përfshirja e mjetit nga flakët, ndërsa automjeti është shkrumbuar plotësisht.
Si pasojë është shkaktuar trafik i gjatë në rrugë, ndërsa policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendin e ngjarjes. Paraprakisht dyshohet se shkëndija elektrike nga mbinxehja e motorit ka qenë shkaku i zjarrit.
Lini një Përgjigje