TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Janar 2025, 13:27

Po qëndronte në oborrin e banesës, plagoset me plumb qorr 20-vjeçari në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

Po qëndronte në oborrin e banesës, plagoset me plumb qorr

16 persona kanë mbetur të lënduar nga fishekzjarret dhe mjetet e tjera piroteknike gjatë ndërrimit të viteve.

Policia e Tiranës bën me dije se të lënduarit janë paraqitur në spital për ndihmë mjekësore.

Ndërsa një 20 vjeçar është dëmtuar lehtë në këmbë nga një plumb arme teksa ka qenë në oborrin e banesës së tij. Sipas policisë, dyshohet se plumbi ka qenë në rënie të lirë pasi ishte qëlluar në ajër nga një tjetër vendndodhje.

"Gjatë festimeve të natës së ndërrimeve së viteve, janë paraqitur në spital për mjekim dyshohet të dëmtuar nga lëndët piroteknike 16 shtetas, ndërsa shtetasi K.R, 20 vjeç,  është dëmtuar lehtë në këmbë  në oborrin e banesës,në rrugën “Selaudin Zorba” dyshohet nga rënia e lirë e një plumbi.

Të lënduarit nga lëndët piroteknike  pas marrjes së mjekimit janë larguar për në banesë", njofton policia.

Lini një Përgjigje