TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Janar 2025, 15:51

Plagoset me kapsollë në sy i mituri në Elbasan, dërgohet me urgjencë drejt Traumës

Shkruar nga Pamfleti

Plagoset me kapsollë në sy i mituri në Elbasan, dërgohet me

Viti i Ri nuk ka kaluar pa incidente në Elbasan. Mësohet se një fëmijë është plagosur rëndë në sy nga një kapsollë.

I mituri u dërgua me urgjencë në Spitalin e Elbasanit ku pas ekzaminimeve të para rezulton se ka dëmtuar rëndë kanalin e lotit.

Më pas është dërguar për mjekim të specializuar drejt Traumës në Tiranë.

Jo më larg se një ditë më parë, Shefi i Urgjencës në Elbasan u bëri thirrje prindërve të tregohen vigjilent me fëmijët në momentin e plasjes së mjeteve piroteknike.

Lini një Përgjigje