TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Gusht 2025, 08:42

Sherri me kallashnikov në mes të Kombinatit, zbardhen emrat e të arrestuarve; policia jep detaje si ndodhi ngjarja

Shkruar nga Pamfleti
Sherri me kallashnikov në mes të Kombinatit, zbardhen emrat e të
Pamje nga ngjarja dhe arrestimi

Sipas policisë, në pranga ka rënë Oltjon Asllani(Vodollari), 28-vjeç, i cili qëlloi me armë drejt automjetit me të cilin lëviznin dy persona pas një konflikti për motive të dobëta me ta.

Janë zbardhur identitetet e dy të rinjve të arrestuar lidhur me ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në Kombinat, ku u qëllua me armë zjarri drejt një automjeti. Sipas policisë, në pranga ka rënë Oltjon Asllani(Vodollari), 28-vjeç, i cili qëlloi me armë drejt automjetit me të cilin lëviznin dy persona pas një konflikti për motive të dobëta me ta.

Personi tjetër i arrestuar është shoku i tij që drejtonte makinën nga ku u qëllua me armë, 30-vjeçari Serxho Bajza.

Nën hetim janë vënë edhe katër të tjerë me inicialet R. K., Zh. K., F. K. dhe B. M. Këta të fundit, sipas policisë, janë konfliktuar fizikisht me dy të arrestuarit, dhe më pas është qëlluar ndaj mjetit të tyre.

Nga të shtënat janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

"Në vijim të veprimeve hetimore për ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, rreth orës 12:10, në Kombinat, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të automjetit me të cilin lëviznin shtetasit R. K., 38 vjeç, dhe Zh. K., specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Forcat Operacionale të DVP Tiranë dhe me Komisariatin e Policisë Nr. 6, në kuadër të operacionit “Quick Response”, kapën dhe vunë në pranga shtetasit:
    •    O. A(V)., 28 vjeç
    •    S. B., 30 vjeç, të dy banues në Kombinat

Gjithashtu, u proceduan penalisht shtetasit R. K., Zh. K., F. K. dhe B. M.

Nga hetimet paraprake ka rezultuar se 4 shtetasit e proceduar penalisht janë konfliktuar fizikisht me 2 autorët e ngjarjes. Pas konfliktit, për motive të dobëta, shtetasi O. A(V). ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të 38-vjeçarit, ndërsa shtetasi S. B. drejtonte automjetin nga ku qëlloi me armë zjarri 28-vjeçari", njofton policia.


 

sherr me arme ne kombinat

Lini një Përgjigje