
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në shëtitoren e Lungomares në Vlorë.
Sipas burimeve të policisë së Vlorës një automjet është përplasur me një motor, ku si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit.
Burime nga spitali bëjnë me dije se i lënduari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
"Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 20:15, në rrugën “Murat Tërbaçi”, Vlorë, shtetasi R. J., 33 vjeç duke drejtuar automjetin tip “Audi”, është përfshirë në një aksident rrugor me motomjetin me drejtues shtetasin L. K., 52 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit", njofton policia.
Lini një Përgjigje