TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Gusht 2025, 15:09

Vrasja për një kanal uji, Gjykata e Fierit cakton masën e sigurisë për 25-vjeçarin

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja për një kanal uji, Gjykata e Fierit cakton masën e

“Arrest me burg” vendosi Gjykata e Fierit ndaj Xhesion Toromënit, i cili akuzohet se është autori i vrasjes së Besmir Kumrias, pas një konflikti që pati mes tyre për një kanal uji.

Mbi 25 vjeçarin rëndojnë akuzat “Vrasja me paramendim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Krimi ndodhi në 19 gusht, në ambientet e jashtme të një lokali në Kryekuq të Divjakës ku pas dy goditjeve me thikë mbeti i plagosur rëndë 32- vjecari Besmir Kumria. Ky i fundit ishte në shoqërinë e miqve të tij dhe pavarësisht përpjekjeve të dëshmitarëve okularë për ta shpëtuar, nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të marra.

Menjëherë pas krimit, autori u largua duke përfituar edhe nga errësira, por u kap pas disa orësh nga shërbimet operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier.

Nga hetimet paraprake dyshohet se Xhesion Toromani e ka vrarë 32-vjeçarin pasi familjet e tyre kanë patur konflikte të vazhdueshme për një kanal vaditës në fshat megjithatë motivet ende mbeten të paqarta.

Besmir Kumria punonte në zonën e Himarës gjatë muajve të verës së bashku me vëllain e tij ndërsa autori për 7 vite nuk kishte shkelur në Kryekuq.

 

Lini një Përgjigje