TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Gusht 2025, 15:07

Gomonia merr flakë në mes të detit në Potam, shpëtohen tre pasagjerët

Shkruar nga Pamfleti

Gomonia merr flakë në mes të detit në Potam, shpëtohen

Një gomone ka marrë flakë sot në zonën e Potamit në Himarë, në pjesën e këmbës së motorit së mjetit lundrues.

Si pasojë, gomonia është shkrumbuar nga flakët, ndërkohë që tre personat që ndodheshin në bord janë ndihmuar nga policia kufitare.

Mjetet e policisë kufitare shkuan menjëherë në vendngjarje, duke shpëtuar tre personat dhe duke i shoqëruar në breg.

Fatmirësisht të tre pasagjerët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kanë pësuar dëmtime trupore.

 

Lini një Përgjigje