TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Gusht 2025, 13:36

Vidhnin parfume dhe bizhuteri, kapen turistet italiane në Ksamil (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Vidhnin parfume dhe bizhuteri, kapen turistet italiane në Ksamil (Video)
Pamje nga ngjarja

Policia ka zbardhur një rast vjedhjeje të ndodhur në bulevardin e Ksamilit, ku u përfshinë tre shtetase italiane.

Nga veprimet hetimore, u arrestua në flagrancë 21-vjeçarja italiane M.D., ndërsa u proceduan penalisht në gjendje të lirë bashkëpunëtoret e saj, G.D., 18 vjeçe dhe G.C., 22 vjeçe.

Hetimet tregojnë se më 21 gusht 2025, tre të rejat, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, kanë vjedhur sende me vlerë, bizhuteri, parfume dhe suvenire, nga stendat në zonën e bulevardit të Ksamilit. Vlera e tyre arrin rreth 150 mijë lekë.

Një pjesë e sendeve të vjedhura u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

 

turistet italiane vjedhje

Lini një Përgjigje