TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Gusht 2025, 12:31

Me armë gati për qitje në mes të Korçës; dalin pamjet nga arrestimi i Ramadan Zotos; i shquar për akte kriminale

Shkruar nga Pamfleti
Me armë gati për qitje në mes të Korçës; dalin
Pamje nga arrestimi

Është publikuar momenti i arrestimit të Ramadan Zotos sot në Korçë, i shpallur në kërkim për një plagosje në Sarandë një muaj më parë.

Zoto është lokalizuar në zonën e Korçës ditën e sotme, teksa lëvizte me një makinë “Audi” dhe ndërhyrja ishte e befasishme, mes bashkëpunimit të tre sektorëve të policisë.

Sipas informacioneve, Zotos i është kapur edhe pistoletë me fishekë në fole me vete në momentet e arrestimit.

Arrestimi është kryer për llogari të DVP Vlorë ndërsa ndërhyrja është kryer nga Operacionalja e Policisë së Shtetit për shkak të rrezikshmërisë së lartë.

Ramadan Zoto i njohur si “Dane”, plagosi me pistoletë Gëzim Hajdaraj 33 vjeç dhe Ernest Lama 25 vjeç, të dy nga Kamza, pas një konflikti të mbartur.

Në momentin e arrestimit, Zoto ishte me Arben Ismailaj. Ky i fundit është lidhje e ngushtë shoqërore e tij pasi kanë qenë në burg bashkë në Greqi.

 

arrestimi i ramadan zotos plagosja ne sarande

Lini një Përgjigje