Vajza e çiftit po kërkonte me dëshpërim ndihmë nga shërbimet e emergjencës, ndërsa nëna e saj ishte e mbuluar me gjak në hyrje të ndërtesës së apartamenteve.
Një krim brutal ka ndodhur në qytetin Volos në Greqi, ku një burrë shqiptar vrau gruan e tij 36-vjeç dhe më pas u arratis.
Protothema.gr shkruan se krimi ndodhi në rrugën Konstanta, midis rrugëve Gatsou dhe Gladstonos, ku një shtetas shqiptar 40-vjeç, dyshohet se vrau gruan e tij brenda shtëpisë së tyre dhe u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Burime policore thanë se në rrethana që ende nuk dihen, teksa 36-vjeçarja që ndërroi jetë ishte nënën e katër fëmijëve të tij.
Sipas informacioneve fillestare nga gazeta, autori i krimit doli me vrap nga apartamenti dhe iku në Rrugën Gladstonos, ndërsa Policia ka nisur një kërkim për ta gjetur dhe arrestuar atë.
Vajza e çiftit po kërkonte me dëshpërim ndihmë nga shërbimet e emergjencës, ndërsa nëna e saj ishte e mbuluar me gjak në hyrje të ndërtesës së apartamenteve.
Ekuipazhi i ambulancës mbërriti në vendngjarje 20 minuta pas thirrjes, por ishte tashmë tepër vonë, pasi gruaja kishte humbur jetën.
Zona është rrethuar nga forca të forta policie, ndërsa një ambulancë dhe një mjek ligjor ndodhen në vendngjarje.
Si ndodhi ngjarja, pistat e hetimit
Krimi ndodhi në pallatin ku jeton familja në rrugën Konstanta. Sherri filloi në apartamentin e tyre dhe çifti zbriti në hyrje të pallatit ku vazhduan të ziheshin. Më pas, burri dyshohet se vrau gruan e tij gjithashtu shqiptare me një objekt të mprehtë dhe u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Informacioni është se krimi ndodhi para syve të të paktën njërit prej fëmijëve të familjes, i cili madje thuhet se i ka thënë policisë: "E pashë babin duke e therur mamin me thikë".
Autori i krimit doli me vrap nga pallati dhe iku në Rrugën Gladstonos, ndërsa policia ka nisur një kërkim për ta gjetur dhe arrestuar atë. Zona është rrethuar nga forca të forta policore, ndërsa një ambulancë dhe një mjek ligjor ndodhen në vendngjarje.
Sipas informacioneve nga Protothema.gr, nuk ka pasur të dhëna për dhunë në familje, megjithatë, autori ishte përdorues droge.





Lini një Përgjigje