
Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Fierit pasi ishte shpallur në kërkim nga gjykata për vjedhje.
Uniformat blu bëjnë me dije se i arrestuari është Haki Xhindi, banues në Roskovec, ndaj të cilit kishte masë sigurie në mungesë “arrest me burg”.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier kapën dhe ndaluan shtetasin H. Xh., 28 vjeç, banues në Roskovec, i cili ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë "arrest në burg", për veprën penale "vjedhja". Pas veprimeve paraprake, materialet i kaluan prokurorisë vendore për hetime të mëtejshme”, njofton policia.
Lini një Përgjigje