TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Gusht 2025, 15:00

Vrasja për kanalin e ujit në Divjakë, zbardhet dëshmia e autorit: 3 vite parë dhunoi babanë tim

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja për kanalin e ujit në Divjakë, zbardhet dëshmia e

Pak orë pasi u arrestua, zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Besmir Kumrisë në fshatin Kryekuq të Divjakës.

Xheison Toromeni dëshmoi në polici se viktima i kishte dhunuar babanë tre vjet më parë për një kanal uji. Sipas tij, kur e kishte parë Besmir Kumrinë nuk kishte duruar dot dhe është futur në lokal për ta goditur në shenjë hakmarrje ndaj dhunimit të të atit.

“Para tre vjetësh, për vijën e ujit, viktima më ka rrahur keq babanë. Dhe unë e pashë ulur në lokal, nuk durova dhe shkova e qëllova”, mësohet të jetë shprehur 32-vjeçari para oficerëve të policisë në dëshminë paraprake.

Krimi ndodhi në një këtë lokal në fshatin Kryekuq. Viktima ishte në një tavolinë me disa persona të tjerë kur autori u fut në lokal dhe kreu sulmin me thikë. Xhesion Toromeni qëlloi disa herë viktimën derisa ky i fundit ra pa ndjenja në tokë. Në vendin e ngjarjes kishte dëshmitarë, të cilët u morën në pyetje nga grupi hetues.

Viktima punonte në zonën e jugut të vendit dhe kishte ardhur në fshat për pushime. Ndërkohë, autori i ngjarjes është emigrant në Itali dhe ishte kthyer në vendlindje, me sa duket edhe për të sqaruar konfliktin mes dy familjeve për pronën, që fatkeqësisht përfundoi në tragjedi.

 

Lini një Përgjigje