TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Gusht 2025, 12:35

Bilanc tragjik/ Tre aksidente në punë brenda një dite, një i vdekur dhe dy të plagosur

Shkruar nga Pamfleti

Bilanc tragjik/ Tre aksidente në punë brenda një dite, një i

Gjatë 24 orëve të fund, u shënuan 3 aksidente në punë, ku një prej tyre rezultoi fatal duke i marrë jetën një 68-vjeçari në Bulqizë, ndërsa 2 të tjerë mbetën të plagosur në Tiranë.

Mekaniku 68-vjeçar, Azem Picari po punonte më 19 gusht në kantierin e ndërtimit të kanalit për ujëmbledhësin e Bllacës në Bulqizë.

Policia e Bulqizës njoftoi se 68-vjeçari, banues në Tiranë, ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të marra. Lidhur me ngjarjen, blutë morën nën hetim 70-vjeçarin Arjan Hoxha, me detyrë drejtues teknik i subjektit i cili po kryen punimet në kantier. Ai akuzohet për veprën penale “shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Dy punëtorë ndërtimi mbetën të plagosur në dy kantiere të ndryshme në Tiranë. Një 43-vjeçar ra nga lartësia dhe aktualisht po merr ndihmë mjekësore në spital, ndërsa një 46-vjeçar mbeti i dëmtuar gjatë punës. Policia e Tiranës njoftoi se vendosi në hetim administratorin e një prej firmave, A. Ç., 46 vjeç, ndërsa për rastin e plagosjes së 33-vjeçarit u vu nën hetim përgjegjësi i sigurisë në kantier, E. M., 33 vjeç.

Sipas raportit vjetor të Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore për vitin 2024, në total u regjistruan 177 aksidente në vendin e punës, prej të cilave 33 rezultuan me humbje jete. Në vitin 2023 u raportuan 168 aksidente pune me 30 raste fatale.

 

Lini një Përgjigje