TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Gusht 2025, 13:53

Makina përplas motorin në Shkodër, plagoset 26-vjeçarja

Shkruar nga Pamfleti

Makina përplas motorin në Shkodër, plagoset 26-vjeçarja

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”!

Mësohet se një automjet është përplasur me një motor dhe si pasojë ka mbetur e plagosur pasagjerja e motorit, 26-vjeçarja me inicialet E.M.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

“Rreth orës 12:30, në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, automjeti me drejtues shtetasin A. A., 58 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin N. H., 27 vjeç.

Si pasojë është dëmtuar shtetasja E. M., 26 vjeçe, pasagjere në motomjet, e cila është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia.

 

Lini një Përgjigje