
Një punonjës i Bashkisë Fushë Arrëz është arrestuar nga policia pas një kallëzimi për përndjekje dhe shpërdorim detyre.
Shtetasi me inicialet P. L., 61 vjeç, akuzohet se ka fyer dhe përndjekur në mënyrë të përsëritur në rrjete sociale kolegun e tij A. D. 38-vjeç, si dhe familjarët e këtij të fundit.
Ai akuzohet gjithashtu për falsifikim dokumentesh zyrtare. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Fushë Arrëz arrestuan shtetasin P. L., 61 vjeç, banues në Fushë Arrëz, punonjës i bashkisë Fushë Arrëz, pasi ka kallëzuar shtetasi A. D., 38 vjeç, punonjës i bashkisë Fushë Arrëz, se 61-vjeçari, në mënyrë të përsëritur, ka fyer dhe ka përndjekur në rrjete sociale, 38-vjeçarin dhe familjarët e tij, si dhe ka shpërdoruar detyrën dhe falsifikuar dokumente zyrtare. Vijojnë hetimet mbi këtë kallëzim”, njoftoi policia.
Lini një Përgjigje