TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Gusht 2025, 15:17

Pjesë e një grupi trafiku droge, arrestohet 27-vjeçari shqiptar në Itali; çfarë iu gjend në banesë

Shkruar nga Pamfleti

Pjesë e një grupi trafiku droge, arrestohet 27-vjeçari shqiptar

Një 27-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi akuzohet për posedim dhe shitje narkotikësh.

Sipas policisë, 27-vjeçari, i dyshuar si pjesë e një rrjeti trafiku në zonë, u arrestua në një parking, ndërsa po drejtonte makinën.

Karabinierët e kapën menjëherë pasi shqiptari i shiti dozën e radhës me kokainë një klienti. Brenda makinës, oficerët gjetën edhe 9 pako kokaine, me peshë afërsisht 6 gramë dhe 245 euro cash, që besohet të jenë të ardhurat nga trafikimi i drogës.

Gjatë një kontrolli në banesën e shqiptarit, policia zbuloi 96 pako të tjera kokaine, një peshore precize, materiale paketimi dhe 4645 euro në kartëmonedha me prerje të ndryshme, informon media italiane.

Sasia e kokainës së sekuestruar sugjeron një numër të konsiderueshëm blerësish dhe një rrjet të strukturuar mirë të trafikimit të drogës në zonë.

Gjykata e Perugia, pasi e vlerësoi arrestimin urdhëroi dëbimin e menjëhershëm të shqiptarit nga Italia.

Lini një Përgjigje