TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Gusht 2025, 17:01

“Ka probleme mendore”, flet daja i autorit të krimit në Greqi: Dorëzohu, mos u ul kokën fëmijëve

Shkruar nga Pamfleti

“Ka probleme mendore”, flet daja i autorit të krimit në

Një krim i rëndë në një familje shqiptare ka ndodhur në Greqi ditën e sotme ku Pandeeli Nakoleci dyshohet se masakroi me thikë pas sherrit bashkëshorten e tij 36-vjeçare dhe më pas u arratis.

Daja i autorit të krimit të rëndë në Volos të Greqisë, Jetnor Lumani ka dhënë një intervistë për mediat, ku i bën thirrje nipit të tij që të dorëzohet në polici.

Ai shprehet se nuk e dinë arsyen se përse e ka kryer këtë krim, ndërsa shton se në Shqipëri ka pasur kartelë dhe ka vuajtur nga probleme të shëndetit mendor, madje trajtohej me kemp.

“Të dorëzohet, atë e bëri si të tërë, e bëri për mirë a për keq ai aq kuptovi aq bëri. Ne e morëm vesh nga televizori dhe u detyruam që erdhëm tek motra jonë. Ne nuk dimë asnjë gjë, nipi përderisa e bëri këtë gjë e bëri me vetdije nuk e bëri pa vetdije. Kanë patur apo jo probleme nuk e di.

Nëse nipi më sheh unë i them që të dorëzohet, të tregoj për çfarë arsye e bëri duke mos ulur kështu as kokën e fëmijëve. Po është e vërtet ka patur probleme të shëndetit mendor se këtu ne Shqipëri njihet që ka marrë kemp, ka qenë i kartelizuar”, tha daja i autorit të vrasjes.

 

Lini një Përgjigje