TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Gusht 2025, 22:38

Aksident në Ksamil, makina i pret rrugën motorit; plagoset rëndë një 29-vjeçar

Shkruar nga Pamfleti

Aksident në Ksamil, makina i pret rrugën motorit; plagoset

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Ksamil, ku ka mbetur i plagosur një 29-vjeçar.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë në pike karburanti në rrugën “ Butrinti”.

Mjeti tip Nissan me drejtues shtetasin turk, Demor Tunahan, 30-vjeç, i ka prerë rrugën një motori që drejtohej nga Mario Selishta 29-vjeç, me origjinë nga Dibra, por jetonte prej vitesh në Itali.

Menjëherë 29-vjeçari, që ndodhej me pushime në Ksamil është transportuar në spitalin e Sarandës.

Atje i është dhënë ndihma e parë dhe do të niset me ambulancë në spitalin e traumës në Tiranë.

Lini një Përgjigje