TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Tetor 2023, 12:05

Sherr në Pogradec, dhunohen me sende të forta dy vëllezër

Shkruar nga Pamfleti

Sherr në Pogradec, dhunohen me sende të forta dy vëllezër

Një sherr në një lokal në një fshat të Pogradecit ka përfunduar në goditjen me sende të forta mes dy grupeve.

Tre persona kanë goditur me sende të forta dy vëllezër banues në fshatin Çezmë e Vogël duke i shkaktuar dëmtime fizike.

Policia ka arrestuar njërin prej tyre ndërsa ka shpallur në kërkim dy të tjerë, gjithashtu banues të këtij fshati. Tre autorët e dyshuar të ngjarjes kanë shkaktuar dëme materiale duke thyer orendi dhe pajisje në lokal.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin L. B., 37 vjeç dhe shpallën në kërkim shtetasit E. B., 23 vjeç dhe A. B., 44 vjeç, të tre banues në fshatin Çezmë e Vogël, Pogradec, pasi në lokalin e shtetasit B. B., 46 vjeç, në këtë fshat, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta shtetasit I. D., 25 vjeç dhe A. D., 25 vjeç (vëllezër), banues në fshatin Çezmë e Vogël, të cilët për pasojë kanë marrë dëmtime fizike dhe ndodhen në spitalin e Pogradecit, në kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu, tre autorët e dyshuar të ngjarjes kanë shkaktuar dëme materiale duke thyer orendi dhe pajisje në lokalin e shtetasit B. B. Vijon puna për kapjen e shtetasve E. B. dhe A. B”, njoftoi policia.

pogradec sherr sende

Lini një Përgjigje