TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Tetor 2023, 09:36

Laert Haxhiu e kishte vënë në shënjestër për ta vrarë, policia merr në mbrojtje ish-prokuroren Selimi

Shkruar nga Pamfleti

Laert Haxhiu e kishte vënë në shënjestër për ta

Pas dëshmisë së bashkëpuntorit të prokurorisë Artan alias Marjus Tafani, se Laert Haxhiu dhe persona të tjerë të grupit kriminal, ishin vënë në lëvizje për të vrarë prokuroren e Lushnjës, Merita Selimi, ka reaguar Policia e Shtetit.

Zyra qëndrore e Policisë, ka urdhëruar komisariatin e Lushnjës për të marë masa sigurie për ish-prokuroren Merita Selimi dhe familjarët e saj që jeton në Lushnjë.

Prokurorja e Lushnjës, Merita Selimi në muajin Korrik 2023 u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (Vetting) me dy votat e komisionereve Brunilda Bekteshit dhe Etleda Çiftja.

Një votë “pro” kalimit të saj të procesit të “Vettingut”, ishte ajo e Lulzim Hamitaj, por nuk mjaftoi.

Selimi, ishte prokurorja që hetoi Laert Haxhiun, Orgest Bilbilin dhe Anterio Kaloshin për masakrën e vitit 2017, ku mbeti i vrarë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, ndërsa u plagosën Bujar Turku dhe Marjus Xhepexhiu.

Pas dy viteve hetime, Selimi ka shpallur moskopetencën duke sjellë dosjen ndaj tre të pandehurve në SPAK.

Si pasojë e hetimeve të kryera grupi kriminal i Laert Haxhiut, është impenjuar për të vrarë prokuroren që po e hetonte. Tashmë Merita Selimi, pritet të meret në mbrojtje nga policia e Lushnjës.

Ndërsa një ditë më parë Policia e Shtetit, urdhëroi efektivët e komisariatit special “RESI” në Tiranë, të cilët morën në mbrojtje prokuroren e SPAK, Doloreza Musabelliu./ Oranews

Lini një Përgjigje