TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Tetor 2023, 07:06

Ngjarje e rëndë në Durrës, një 34-vjeçare plagoset me thikë nga familjarët e saj

Shkruar nga Pamfleti

Ngjarje e rëndë në Durrës, një 34-vjeçare

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Durrësit.

Një 34-vjeçare nga Kameruni është goditur me mjet prerës nga familjarët e saj, si pasojë e plagëve të marra, shtetasja është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme dy familjarët e saj.

"Rreth orës 21:00, në lagjen nr. 13 Durrës, shtetasia, 34 vjeçe, nga Kameruni, dyshohet se është lënduar me mjet prerës nga personat (familjarë të saj) e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme dy familjarët e saj. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje."-njofton policia.

Lini një Përgjigje