
Babai i Laert Haxhisë, Qamil Haxhiu ka folur në lidhje me akuzat që rëndojnë mbi të birin. Ai ka mohuar të gjitha akuzat që e cilësojnë Laertin si kreun e bandës së Lusbhnjës dhe autorin e një sërë vrasjesh.
Sipas të atit, Laerti nuk ka lidhje me masakrën e Lushnjës apo vrasje të tjera dhe të gjitha janë akuza të ngriotura nga armiqtë e tij.
“Laerti s’ka qenë fare këtu kur ndodhi masakra e Lushnjës. Nuk ka fare prova, për këtë ngjarje, kanë dhënë dëshmi shumë të ndryshme. Unë kam folur vetëm me të dhe më ka thënë që nuk jam fare në Shqipëri. Kush janë këtë që i bëjnë presion ‘do shkosh në burg’. Si mund të kërcënosh dëshmitarin në sallën e gjyqit ti.
Sa i përket Orgest Bilbilit, me ta ne kemi thjesht marrëdhënie si lushnjarë, kemi marrëdhënie shoqërore, jo raporte hyrje-dalje. Nuk mund të akuzohet se kam marrëdhënie shoqërore dhe të bëjnë gjëra që ne nuk na takojnë. Ata kanë kohë pa u parë bashkë, E kanë deklaruar dhe vetë. Nuk e di kujt i intereson prerja e kokës së djalit tim. Armiqtë janë këta që e akuzojnë pikërisht pa prova. Më 25 shtator para 5 vitesh, ka bërë plagosje, ata janë njerëz që janë të lidhur me lidhje të forta. Shikoni lidhjet që kanë me Taulant Ballën, është krushk, është ministër tjetri. Ata njerëz janë me lidhje të fuqishme.
Aldo Bare është atje ku është, djali im është në Greqi. Aldo Bare nuk ka se çfarë të thotë. Ai ka marrë dënim maksimal, 32 vjet burg për plagosje. Dhe këto nuk i merr parasysh asnjeri. E kuptoni çfarë bëhet në këtë shtet. Këtu vrasin, çfarë nuk bëjnë dhe dalin” – tha babai i Laert Haxhisë në emisionin “Breaking”.
Ai tha se i biri është akuzuar dhe për vjedhje në Shqipëri, ndërkohë që ka qenë i burgosur në Greqi.“Po kam kontaktuar me Laertin. Do flasë përmes avokatit të tij për të sqaruar pozicionin e tij. Ai ka qenë me dokumente fallco.
Laerti nuk ka armiq. Janë këta që po e kërkojnë pa prova. Janë njerëz që janë marrë me politikë dhe që rrënjët i kanë akoma në politikë. Policia e shtetit ka ardhur disa here për kontroll te shtëpia ime. Djalin e kanë akuzuar për vjedhje në Shqipëri, ndërkohë që ai është në burg në Greqi.
Këta nuk kanë asnjë provë, asnjë foto. Këta po bëjnë terror në Lushnjë”, tha babai i Laert Haxhiut për Top News.
Lini një Përgjigje