TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Mars 2025, 21:20

Sherr me thika mes dy shqiptarëve në Selanik, njëri prej tyre në gjendje të rëndë (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Sherr me thika mes dy shqiptarëve në Selanik, njëri prej tyre
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi ku dy shqiptarë kanë plagosur njëri-tjetrin pas një sherri mes tyre.

Raportohet se njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë ndërsa konflikti mes tyre ka ndodhur në Evosmos të Selanikut, konkretisht në kryqëzimin e Chrysostomou dhe Papagou.

Sipas informacioneve, dy shqiptarët janë përplasur fizikisht për arsye ende të panjohura, duke u plagosur me thikë.

Kalimtarët i kanë pikasur të gjakosur në një distancë të shkurtër nga njëri-tjetri dhe kanë njoftuar menjëherë urgjencën. Ambulancat kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë transportuar të plagosurit në Spitalin AHEPA.

Ende nuk dihet identiteti i dy shqiptarëve, ndërsa moshat e tyre janë përkatësisht 33 dhe 26 vjeç.

Burime nga spitali raportojnë se gjendja e njërit prej të dyve është kritike. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Lini një Përgjigje