
Një banesë në fshatin Gajush, në Lezhë është përfshirë nga flakët, duke pësuar dëme të konsiderueshme materiale.
Mësohet se banesa është në pronësi të Pjetër Gjonajt dhe në momentin e zjarrit brenda shtëpisë kanë qenë çifti i bashkëshortëve të moshuar dhe një fëmijë.
Bëhet me dije se ata kanë pësuar probleme shëndetësorë dhe janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital.
Zjarrfikësit kanë ndërhyrë në kohë për të lokalizuar dhe shuar flakët, duke shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit. Shkaqet e zjarrit nuk dihen ende, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar rrethanat e ngjarjes.

Lini një Përgjigje