TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Mars 2025, 11:54

Dy makina të vjedhura dhe mbi 10 mijë dollarë, arrestohet ‘skifteri’ në Durrës; zbardhet emri

Shkruar nga Pamfleti

Dy makina të vjedhura dhe mbi 10 mijë dollarë, arrestohet

Një 40-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit, pasi ishte shpallur në kërkim për vjedhje.

40-vjeçari Dritan Balla, ishte autor i disa vjedhjeve automjetesh si edhe banesash në Durrës. Nga operacioni i realizuar, janë sekuestruar edhe dy automjetet e vjedhura nga ky shtetas.

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve dhe zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Custom”.

Si rezultat, u bë lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit D. B., 40 vjeç, banues në Durrës, i shpallur në kërkim për disa vjedhje të ndodhura gjatë muajit mars.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas dyshohet se:• më datë 18.03.2025, ka vjedhur automjetin në pronësi të shtetasit G. R., në lagjen nr. 7, Durrës;• më datë 19.03.2025, në lagjen nr. 13, Plazh, ka vjedhur automjetin në pronësi të shtetases B. Z.;

• më datë 20.03.2025, në Shijak, duke përdorur njërin nga automjetet e vjedhura, ka vjedhur një shumë prej 10 000 dollarësh brenda në automjetin e shtetasit A. H.;• më datë 12.03.2025, në bashkëpunim me shtetasin A. I., 44 vjeç (i arrestuar më parë nga Policia), ka vjedhur sende dhe orendi të ndryshme në banesën e shtetasit I. M.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan dy automjetet e vjedhura nga shtetasi D. B.Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal të këtij shtetasi. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Lini një Përgjigje