
Një 90 vjeçar ka ndërruar jetë në fshatin Peshtan Bregas, pasi u asfiksua nga zjarri që ndezi në tokën e tij për të djegur mbeturinat.
Mësohet se zjarri i ka dalë nga kontrolli 90 vjeçarit me inicialet N.C., dhe si pasojë e erës së fortë flakët u përhapën me shpejtësi duke lënë pa jetë të moshuarin.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
"Në fshatin Peshtan Bregas, shtetasi N. C., rreth 90 vjeç, në tokën në pronësi të tij, kishte ndezur zjarr për të djegur mbeturinat.
Më pas në tentativë për të shuar flakët, të cilat u përhapën si pasojë e erës së fortë, shtetasi N. C., dyshohet të jetë asfiksuar e për pasojë ka ndërruar jetë", njoftoi policia.
Lini një Përgjigje