
Policia greke ka arrestuar një 50-vjeçar shqiptar pas denoncimit të një bashkatdhetari 30-vjeçar.
Konkretisht, rreth orës 01:00 të mëngjesit të djeshëm, 50-vjeçari ka përplasur me makinën që drejtonte 30-vjeçarin, duke bërë që ai të dalë nga rruga dhe të bjerë në një fushë në zonën e Pylit.
Sipas dëshmisë së të riut, 50-vjeçari e ka goditur me shkop dhe grusht në kokë dhe në trup dhe është larguar me një person që e shoqëronte.
30-vjeçari ka denoncuar menjëherë ngjarjen në polici, ndërsa efektivët kanë arrestuar 50-vjeçarin.
Policia po punon për të hetuar rastin.
Lini një Përgjigje