
Personazhja e njohur e rrjetit social “Tik-Tok”, Giovana Nikolli e dashura e Amarildo alias Xhenje Nikollit është rikthyer sërish me akuza ndaj vrasësit me pagesë, Nuredin Dumani.
Në një video të shpërndarë në rrjet ajo tregon se takimet me të dashurin e saj Amarildo në dhomë janë ndaluar me urdhër të Nuredin Dumanit.
Kujtojmë se pak ditë më parë në banesën e tyre shpërtheu një lëndë plasëse. Shpërthimi ndodhi disa ditë, pasi Giovana Nikolli hodhi akuza ndaj Dumanit.
Çështja në fjale po ndiqet nga SPAK-u për shkak të përfshirjes se dyshuar të të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani.
Lini një Përgjigje