
6 persona kanë rënë në prangat e policisë së Lezhës pasi kishin përshatur lokalin si ambient për aktivitetin e prostitucionit.
Sipas policisë, në pranga ka rënë: pronari i lokalit, 1 grua që ushtronte prostitucionin, 1 person që shiste dozat e lëndëve narkotike dhe 3 persona të tjerë që nuk kallëzuan këtë krim. Konkretisht u arrestuan: Krenar (Bashkim) Lika 46-vjeç, Blerina Leti 42-vjeçe, Ahmet Rizvani 32-vjeç, Alketa Volaj 37-vjeçe, Vjollca Haka 30-vjeçe dhe Klaudia Oshafi 20-vjeçe.
Sakaq, është shpallur në kërkim 1 tjetër person, bashkëpunëtor për shitjen e lëndëve narkotike.
Policia bën me dije se janë sekuestruar doza të lëndëve narkotike kokainë dhe heroinë, që u gjetën në lokal, 8000 euro, 9 aparate telefoni, dhe një automjet.
"Si rezultat i hetimeve të kryera për disa javë, me metoda proaktive, nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Lezhë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policise Kriminale, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, DVP Lezhë finalizoi operacionin policor të koduar “Fazani”. Në kuadër të këtij operacioni:
-u arrestua në flagrancë shtetasi Krenar (Bashkim) Lika 46 vjeç, banues në Malbardhe, Kurbin, për veprat penale “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
-u arrestua në flagrancë shtetasja Blerina Leti 42 vjeçe, banuese në Bulqizë, për veprën penale "Prostitucioni";
-u ndalua shtetasi Ahmet Rizvani 32 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim;
-u ndaluan shtetaset Alketa Volaj 37 vjeçe, banuese në Lezhë, Vjollca Haka 30 vjeçe, banuese në Prishtinë dhe Klaudia Oshafi 20 vjeçe, banuese ne Laç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit".
U shpall në kërkim dhe vijon puna për kapjen e shtetasit K. K., 23 vjeç, banues në Kurbin, për veprën penale “Prodhimi dhe shtija e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.
Nga veprimet hetimore dhe veprimet operacionale të kryera gjatë operacionit është zbuluar se shtetasi Krenar (Bashkim) Lika e kishte përshtatur lokalin e tij, për ushtrimin e prostitucionit dhe për shitjen e lëndëve narkotike.
Gjatë kontrollit në ambientet e lokalit u gjetën dhjetëra doza të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe heroinë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me shumën 8000 euro dhe një automjet. Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtyre veprimtarive kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme", njofton policia.
Lini një Përgjigje