TAGS-AT E JAVËS

Kronike31 Korrik 2024, 10:18

Rrëmbyen dhe kërcënuan 35-vjeçarin, pranga 4 personave në Tiranë; në mesin e të arrestuarve edhe “ushtari” i Ervis Martinajt

Shkruar nga Pamfleti
Rrëmbyen dhe kërcënuan 35-vjeçarin, pranga 4 personave
Hektor Xheçuka

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një 35-vjeçar është marrë peng nga 7 persona. Policia e Tiranës thotë se 7 personat, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, e kanë marrë 35-vjeçarin peng dhe e kanë kanosur atë me qëllim për t’i marrë pasurinë.

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për 4 prej tyre, Tori (Hektor) Xhecuka, 36 vjeç, Aleksandër Osmani, 37 vjeç, Artan Pirraci, 50 vjeç, dhe Fredi Keta, 49 vjeç. Ndërkohë, për tre të tjerë është caktuar masa arrest në shtëpi, konkretisht për Naim Qarri, 52 vjeç, Sajmir Kolaveri, 42 vjeç dhe Adem Metkola, 46 vjeç. Të gjitha masat e sigurisë janë ekzekutuar nga Policia e Tiranës.

“Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë hequr lirinë një 35-vjeçari, dhe e kanë kanosur atë për dhënie pasurie”, njofton policia.

Kush është “ushtari” i Ervis Martinajt, akuzat për atentate

Tori Xheçuka alias Hektor Xheçuka, një emër mjaft i njohur për drejtësinë, i përfshirë në atentate dhe tentativa për vrasje.

Ai njihet si “ushtar” i Ervis Martinajt, teksa për llogari të këtij të fundit ka planifikuar vrasjen e Durim Bamit, plan ky i dalë në pah nga hetimet pas “thyerjes” së aplikacionit SkyECC.

Po ashtu, ai akuzohet edhe për vrasjen e Emiljano Boçit.

Xheçuka dyshohet se qëlloi me armë Emiljano Boçin në automjetin e tij të parkuar pranë një lokali në zonën e ish-parkut të Autobusëve në Tiranë.

Hektor Xheçuka ka qenë i arrestuar edhe në vitin 2015 për një vrasje të mbetur në tentative.

Si ndodhi pengmarrja

Katër të arrestuarit kanë marrë peng 35-vjeçarin, që sipas policisë e kanë kërcënuar duke i kërkuar para.

Lidhur me këtë ngjarje policia vuri në pranga katër persona të identifikuar si Tori Xhecuka alias Hektor Xheçuka, Aleksander Osmani, Artan Pirraci dhe Fredi Keta, pasi akuzohen se kanë marrë peng një 35-vjeçar me qëllim kërcënimin për t’i marrë para.

Ndërkohë në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” janë lënë: Naim Qarri, Sajmir Kolaveri dhe Adem Metkola.

“Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë hequr lirinë një 35-vjeçari, dhe e kanë kanosur atë për dhënie pasurie”, njoftoi policia.

hektor xheçuka rrëmbyen dhe kërcënuan 35-vjeçarin

Lini një Përgjigje