TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Korrik 2024, 17:09

Automjeti del nga rruga dhe përfundon në kanal, plagosen 3 persona në Fier

Shkruar nga Pamfleti

Automjeti del nga rruga dhe përfundon në kanal, plagosen 3 persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Marinëz-Fier, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal në fshatin Belinë.

Si pasojë e aksidentit, 3 persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Mësohet se janë plagosur dy pasagjerët dhe drejtuesi i mjetit. Gjendja e tyre ende nuk është bërë e ditur, ndërsa autoritetet janë në vendngjarje për të hetuar shkaqet e aksidentit.

Shkaku i aksidentit dyshohet të jetë shpejtësia tej normave të lejuara dhe gjendja e amortizuar e rrugës.

Lini një Përgjigje