TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Korrik 2024, 14:23

I dënuar për drogë, 26-vjeçarit i sekuestrohen 4 automjete

Shkruar nga Pamfleti

I dënuar për drogë, 26-vjeçarit i sekuestrohen 4 automjete

Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës për sekuestrimin e pasurisë së një 26-vjeçari.

Sipas policisë, 26-vjeçari rezulton një person me precedent penal në fushën e narkotikeve dhe dyshohet se pasuritë i ka përfituar nga veprimtaritë kriminale.

26-vjeçarit i janë sekuestruar 4 automjete, njërën prej të cilave e kishte në pronësi të nënës së tij, vijon puna për sekuestrimin e pasurive të tjera që mund ti ketë përfituar nga veprimtaritë kriminale.

“Finalizohet operacioni i koduar “Kreshpani”, për sekuestrimin e pasurive që dyshohet se e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale në fushën e narkotikëve.

Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në drejtimin e Prokurorisë, ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Fierit, për vendosjen e sekuestros preventive mbi pasuritë e luajtshme të shtetasit E. H, 26 vjeç.

Konkretisht, janë sekuestruar 4 automjete të këtij shtetasi, njërin prej të cilëve e kishte kaluar në pronësi të nënës së tij.

Ky shtetas, i dënuar më parë në Shqipëri, për vepra penale në fushën e narkotikëve, dyshohet se i ka përfituar këto pasuri nga veprimtaritë kriminale në këtë fushë.

Vijon puna hetimore për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera të këtij shtetasi, që mund të jenë përfituar nga veprimtaritë kriminale”, njofton policia.

Lini një Përgjigje