TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Korrik 2024, 10:33

1 mln euro kokainë! Detaje nga arrestimi i trafikantit shqiptar, punonte për organizatat kriminale në Itali; publikohet pamjet e operacionit

Shkruar nga Pamfleti

1 mln euro kokainë! Detaje nga arrestimi i trafikantit shqiptar, punonte

Policia italiane ka sekuestruar rreth 11 kilogramë kokaine në makinën e një shtetasi shqiptar.

Operacioni i Guardia Di Financa u zhvillua në zonën e Napolit, në autostradën Santa Maria Capua Vetere.

Nga këqyrja e automjetit të dyshuar u zbuluan 10 pako droge për një total prej 11.793 kg, të fshehura në ndarje në pjesën e pasme të bagazhit dhe në kroskotin qendrore të automjetit.

Korrieri, i kapur në flagrancë për kryerjen e një krimi, u arrestua për trafik droge dhe u dërgua me burgun Napoli – Poggioreale.

Lënda narkotike, nëse do të hidhej në treg, do t’u kishte sjellë organizatave kriminale një fitim të paligjshëm prej mbi një milion euro.

Lini një Përgjigje