TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Korrik 2024, 10:27

“E kam shlyer dënimin, dua të lirohem”/ Zhvillohet sërish online seanca për Dritan Dajtin

Shkruar nga Pamfleti

“E kam shlyer dënimin, dua të lirohem”/ Zhvillohet

Në Gjykatën e Elbasanit është zhvilluar sërish seanca ndaj Dritan Dajtit, i cili akuzohet se është autor i vrasjes së 4 policëve në gusht të vitit 2009.

Dajti ka kërkuar lirimin nga qelia me pretendimin se i ka mbaruar dënimi me 25 vite burg, vendim i dhënë nga Gjykata e Apelit, e cila pranoi kërkesës e tij për gjykim të shkurtuar.

Seanca do të zhvillohet edhe këtë radhë me skype pasi autoritetet nuk mundësojnë transportin e tij në gjykatë nën frikën e një arratisjeje të mundshme.

“Nga përmbajtja e shkresës “Dinamika e vuajtjes së dënimit për të dënuarin” rezulton se nga data e arrestimit, datë 07.08.2009, deri më datë 30.04.2024 i dënuari ka vuajtur gjithësej 24 (njëzet e katër) vjet, 8 (tete) muaj e 13 (trembëdhjetë) ditë”, thuhet në kërkesën për lirim nga qelia.

Gjithashtu, Dritan Dajti dhe avokati i rij Alban Kapxhiu, i kanë bërë kërkesë më 4 korrik 2024 drejtorit të burgut të Peqinit lëshimin e urdhërit per kryerjen e procedures se lirimit.

Lini një Përgjigje