
Agjencia e Mikëqyrjes Policore ka ekzekutuar masën ‘arrest në shtëpi’ të caktuar nga GJKKO, për ish-oficerin e policisë gjyqësore. Ai akuzohet për korrupsion ndaj gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të organeve të drejtësisë.
“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ekzekutoi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e cila ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në shtëpi” ndaj ish-oficerit të policisë gjyqësore L.F, 46 vjeç, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë.
Nga hetimet disa mujore nën drejtimin e SPAK, u arrit të dokumentohej përfshirja e ish-oficerit të DVP Berat në veprime korruptive, i cili në këmbim të një vlere monetare, tentoi të mbyllte një çështje penale në ngarkim të një qytetari",njofton policia
Lini një Përgjigje