TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Korrik 2024, 15:31

Aksident i rëndë në Këlcyrë, plagosen 5 persona

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në Këlcyrë, plagosen 5 persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor “Ura e Leklit-Këlcyrë”, në afërsi të fshatit Kodër.

Mësohet se si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të plagosur 5 persona. Një automjet tip furgon është përplasur me një makinë.

Raportohet se 5 të plagosurit janë transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

“Rreth orës 14:00, në aksin rrugor “Ura e Leklit-Këlcyrë”, në afërsi të fshatit Kodër janë përplasur mjeti tip furgon me drejtues shtetasin G. F., dhe automjeti me drejtues shtetasin S. O.

Si pasojë janë dëmtuar 5 persona, të cilët ndodhen në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje