
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë, ku një 58-vjeçar ka rënë nga lartësia në një kantier ndërtimi ku punonte.
Mësohet se 58-vjeçari po punonte në një pallat në ndërtim të afërsi të Liqenit të Thatë. Sipas policisë, 58-vjeçari me inicialet A.Sh ka ndërruar jetë pasi nuk ka arritur dot t’u mbijetojë plagëve të marra.
Ky nuk është rasti i vetëm, pasi ka pasur disa humbje jete në vendin e punës dhe nuk është marrë ende asnjë masë për punëtorët e ndërtimit.
“Më datë 30.07.2024, rreth orës 13:20, në afërsi të Liqenit të Thatë, në një pallat në ndërtim e sipër, duke punuar ka rënë nga lartësia shtetasi A. Sh., 58 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.
Lini një Përgjigje