Leonard Duka njihet si kreu i ‘Klanit Duka’, grupi kriminal që ka pasur një konflikt të vazhdueshëm me grupin e Ervis Martinajt...
I shumë kërkuari Leonard Duka pritet ekstradohet në Shqipëri. Rivali i Ervis Martinajt u arrestua më 18 maj në Belgjikë në kuadër të megaoperacionit të nisur nga SPAK kundër bosëve të krimit.
Ky ishte arrestimi i dytë i Dukës. Më herët ai u ndalua, por gjykata e liroi. Por këtë herë duket se ai do të sillet në Tiranë.
Sipas informacioneve, Policia e Shtetit ka nisur në Belgjikë një ekip të RENEA-s për sjelljen e Leonard Dukës në Shqipëri. Duket se gjithçka është mbyllur dhe sot ose nesër ai mbërrin në kryeqytetin shqiptar.
Leonard Duka njihet si kreu i ‘Klanit Duka’, grupi kriminal që ka pasur një konflikt të vazhdueshëm me grupin e Ervis Martinajt. Emri i Dukës është shumë i njohur për drejtësinë, por edhe për publikun shqiptar.
Ai është arrestuar në vitin 2019 nga një super operacion për luftën kundër trafikut të drogës. Ai ka qenë në kërkim edhe për një atentat të dështuar më parë.
Aktualisht akuzohet për vrasjen e Santiago Malkos.
Armiqësia e Dukës me Ervis Martinajn ka tërhequr më së shumti vëmendjen. Ervis Martinaj i cili ka qenë një nga bosët më të mëdhenj të lojërave të fatit në Shqipëri, duke qarkulluar dhjetëra miliona euro si, dhe një investitor i madh në sektorin e ndërtimit, ishte kthyer 'në gjahun' më të shtrenjtë të rivalëve të tij, shpesh për këtë 'gjah' është përmendur edhe 'Klani Duka'.
Që nga viti 2019, derisa u zhduk, ndaj tij ishin planifikuar dhe tentuar disa atentate, por në të gjitha rastet ai ka mundur që të shpëtojë. Duke mos e arritur Martinajn, klani “Duka” nisi një gjueti ndaj njerëzve pranë Martinajt duke i sulmuar. Një ndër ta ishte dhe Santiago Malko. /Pamfleti
Lini një Përgjigje