TAGS-AT E JAVËS

Kronike31 Korrik 2023, 11:59

Qëlloi në ajër me armën e shërbimit gjatë sherrit në Hamallaj, publikohet fotoja e shoferit të Lindita Nikollës

Shkruar nga Pamfleti
Qëlloi në ajër me armën e shërbimit gjatë sherrit
Martin Nikolla

Personi në foto është Martin Nikolla, gardisti dhe shoferi i Lindita Nikollës i cili u përfshi në sherrin mes dy familjeve në Hamallaj të Durrësit ku mbetën të lënduar 3 persona.

Gjatë sherrit, shoferi i kryeparlamentares qëlloi me armën e shërbimit në ajër.

Kujtojmë se Martin Nikolla ka dëshmuar në polici, ndërsa ka treguar për konfliktin që kanë për rrugën me familjen Kaçi dhe debatet e herëpas hershme.

Në përgjigjet e tij ai ka argumentuar dhe momentin kur ka nxjerrë armën me të cilën shprehet se ka qëlluar vetëm në ajër.

"Erdhi babai i palës tjetër dhe na ofendoi. Konflikti ka nisur në fillim nga ana e tyre. Mës pas gjërat u përkeqësuan dhe nisi konflikti më i rëndë. Në fund kam qëlluar me armë në ajër. Qëllimi ka qenë për të ndaluar sherrin dhe konfliktin që kishte nisur.

Nxora armën për të qëlluar në momentin që sherri po degradonte deri në përdorim të sendeve dhe objekteve të forta.", tha ai.

Por ndryshe prej tij kanë dëshmuar familjarët e dhunuar të familjës Kaçi. Ata shprehen se shpesh janë ofenduar dhe sharë prej familjes Nikolla.

Një nga antaret e familjës Kaçi ka deklaruar se fillimisht u dhunua babai i tyre 80-vjeç dhe më pas ata vetë.

Martin Nikolla i cili ka qëne pjesë e Gardës prej vitit 2006 u përjashtua dhe tashmë ai ndodhet në paraburgimin e qytetit të Durrësit në pritje për të dalë para gjykatës për Kanosje, plagosje e rëndë me dashje dhe prishje të qetësisë.

 

foto sherr arme shofer

Lini një Përgjigje