TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Prill 2024, 20:17

Pse u vra Gentjan Bejtja? Gazetari: U ekzekutua nën survejimin e policisë, fajtorë edhe uniformat blu

Shkruar nga Pamfleti

Pse u vra Gentjan Bejtja? Gazetari: U ekzekutua nën survejimin e

Gazetari Xhevahir Zhabina deklaroi se policia do duhet ta kishte parandaluar vrasjen e Gentjan Bejtjas në Fushë Krujë, duke qenë se ky personazh ishte në survejim të botës së krimit.

Duke vijuar Zhabina theksoi se krahas operacioneve që janë për t’u përshëndetur,  ka pasur raste ku policia duhet të kishte vepruar më mirë.

Mund të themi që në disa raste policia ka pasur problematika. Një ndër ngjarjet që ka qenë, është vrasja në Fushë Krujë. Atentati i dytë ndaj Gentjan Bejtjas. Policisë në të tilla raste i takon të bëjë punë më investiguese, më parandaluese se ka qenë në survejim. Krahas operacioneve që janë për t’u përshëndetur ka pasur raste ku policia duhet të kishte vepruar më mirë”, tha ai në studion e MCN Live.

Më tej Zhabina tha se fenomeni i mbjelljes së kanabisit vijon të jetë prezent dhe se policia duhet të luftojë akoma kundër saj.

Sipas gazetarit prioritetet e policisë nuk kanë ndryshuar që prej vitit 2012.

Është fenomen që e kemi prezent, nuk është larguar, mbase është në shifra më të ulta në krahasim me 2016, por është nja nga ato fenomene që i mbetet policisë për ta luftuar. Prioritetet e policisë për mendimin tim nuk kanë ndryshuar ndonjëherë. Janë të njëjtat prioritete që prej 2012”, tha ai.

Lini një Përgjigje