TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Nëntor 2024, 09:33

Prodhonte materiale pornografike me të mitur në Shqipëri, arrestohet me ndihmën e Ambasadës së SHBA 71 vjeçari 

Shkruar nga Pamfleti

Prodhonte materiale pornografike me të mitur në Shqipëri,

Policia ka arrestuar një 71 vjeçar amerikan që prodhonte dhe posedonte materiale pornografike me të mitur. Shtetasi David Ira Lang, 71 vjeç u vu në pranga pas një hetimi disa mujor nga Njësia kundër krimet kibernetike, zyrën rajonale të sigurisë së Ambasadës së SHBA-së në Tiranë dhe Prokuroria e Tiranës.

Policia kreu dhe kontroll në banesën e 71 vjeçarit në Tiranë ku gjeti dhe sekuestroi pajisje elektronike dhe materiale të tjera që kanë shërbyer për kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale. Ndërkohë vijojnë hetimet, pasi amerikani ishte me precedent penal në Rusi, ku kishte qenë i dënuar me 7.5 vite burg.

'Operacioni, rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Task Forcës për Shërbimet e Përbashkëta Investiguese në Departamentin e Policisë Kriminale dhe Njësisë kundër Krimeve Kibernetike, me Zyrën Rajonale të Sigurisë së Ambasadës së ShBA në Tiranë (RSO/OCIU) dhe me Prokurorinë e Tiranës

Prodhonte dhe posedonte materiale pornografike me të mitur, arrestohet 71-vjeçari (shtetas amerikan, me precedent penal jashtë Shqipërisë).

Hetimet disamujore të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Gjurma virtuale” rezultuan me identifikimin dhe ndalimin e shtetasit amerikan D. L., 71 vjeç, banues në Tiranë.

Ai dyshohet se në Shqipëri, prodhonte dhe posedonte materiale pornografike me të mitur.

Në zbatim të urdhrit të Prokurorit, për ekzekutimin e vendimit të gjykatës, për lejim të kontrollit, Departamenti i Policisë Kriminale kreu kontroll në banesën e 71-vjeçarit, ku gjeti dhe sekuestroi pajisje elektronike dhe materiale të tjera, që kanë shërbyer për kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale. Vijojnë hetimet.', njofton policia.

Lini një Përgjigje