TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Shtator 2025, 11:16

Premtonte favore në shtet kundrejt pagesave, arrestohet 54-vjeçari nga Korça

Shkruar nga Pamfleti

Premtonte favore në shtet kundrejt pagesave, arrestohet 54-vjeçari

Një 54-vjeçar u arrestua nga Policia e Korçës i akuzuar për veprën penale “Mashtrimi”. Ai u denoncua nga një 53-vjeçar, i cili kishte rënë pre e mashtrimit të 54-vjeçarit Ilir Zisko.

Zisko i kishte marrë disa herë para duke i premtuar se do ta ndihmonte me anë të njohjeve që kishte me disa drejtues të institucioneve shtetërore. Ilir Zisko dyshohet se gjatë 4 muajve, i ka marrë 6.300 euro 53-vjeçarit, nëpërmjet mashtrimit.

“I mori 6300 euro, një shtetasi, nëpërmjet mashtrimit, vihet në pranga 54-vjeçari.     

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, pas kallëzimit nga një 53-vjeçar, se një shtetas i kishte marrë disa herë para, duke i premtuar se do ta ndihmonte me anë të njohjeve që kishte me disa drejtues të insitucioneve shtetërore, kanë kryer veprimet hetimore  për rastin dhe kanë vënë në pranga shtetasin:     

I. Z. 54 vjeç, banues në Korçë.

Ky shtetas dyshohet se gjatë 4 muajve, i ka marrë 6300 euro, 53-vjeçarit, nëpërmjet mashtrimit.     

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Mashtrimi", njofton policia.

Lini një Përgjigje