TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Shtator 2025, 10:05

Festa u kthye në tragjedi! Zbardhet vrasja në Durrës, viktima ftonte miq në banesën që ruante, konsumonin alkool dhe lëndë narkotike

Shkruar nga Pamfleti
Festa u kthye në tragjedi! Zbardhet vrasja në Durrës, viktima
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e mbëmjes së djeshme në Durrës, ku 51-vjeçari Valbon Beqiri u gjet i pajetë.

Një takim feste i organizuar në apartamentin që viktima e kishte në ruajtje është shndërruar në tragjedi.

Vrasja është zbardhur shpejt nga policia pas dorëzimit të autorit të dyshuar, një prej të njohurve që mbrëmjen e kaluar ka qenë në apartament ku herë pas here viktima ftonte miq dhe konsumonin pije e lëndë narkotike.

Dyshohet se nën efektin e narkotikeve autori i dyshuar një i ri rreth moshës 24-vjeçare ka nisur të godasë viktimën fizikisht e më pas me thike.

Autori, sipas burimeve nga grupi hetimor, nuk njihet si person problematik.

Policia njofton se nga ekspertiza paraprake mjekoligjore e kryer nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka rezultuar se në trupin e 51-vjeçarit kishte shenja dhune dhe plagë të shkaktuara me mjet prerës (thikë), si pasojë e të cilave dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën.

 

zbardhet vrasja në durrës

Lini një Përgjigje