
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në lagjen nr. 12 të qytetit të Durrësit, ku një person është gjetur i pajetë brenda banesës së cilën po e ruante.
Sipas të dhënave paraprake, viktima dyshohet se është goditur me thikë. 51-vejçari është identifikuar si Valbon Beqiraj, i cili nuk njihej si një person problematik në Durrës.
Trupi i viktimës u largua më pas nga apartamenti ku u gjet i pa jetë, pas kryerjes së procedurave në vendngjarje nga ana e grupit hetimor. Ai u dërgua në morgun e qytetit për t’iu nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore.
Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje pas njoftimit të marrë dhe ka rrethuar zonën ku po kryen veprimet e para hetimore. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Lini një Përgjigje