TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Shtator 2025, 21:26

I preu këmbën sharra elektrike, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në Greqi

Shkruar nga Pamfleti

I preu këmbën sharra elektrike, humb jetën 50-vjeçari

Një 50 vjeçar ka humbur jetën të mërkurën pasi sharra elektrike që po përdorte për punime i ra mbi trup dhe e plagosi për vdekje.

Ngjarja është shënuar në Halki të Larisës, pak para orës 18:00, kur burri, me origjinë shqiptare, ndodhej mbi një pemë duke kryer punime.

Në rrethana ende të paqarta, ai humbi kontrollin e sharrës elektrike që mbante, e cila i ra mbi këmbë, duke shkaktuar një prerje të rëndë.

Goditja preku arterien e kofshës, duke i shkaktuar gjakderdhje të pakontrollueshme.

Në vendngjarje mbërritën ekipet e urgjencës së EKAV, të cilët e transportuan në spital, por ai ndërroi jetë pak më vonë.

Lini një Përgjigje